Edlir Velaj edlir@koliber.al +355 69 222 3227 cv shqipenglish

Schooling

Programming

Applications

Simple websites

Translations

Compositions

Fragments

  1. Ç'harrova 26.12.2014
  2. Pse nuk ikën 10.09.2013
  3. Rrugët 14.08.2013
  4. Insekt 10.08.2013
  5. Një budallallëk me brirë 06.05.2013
  6. Mesditë 21.02.2013
  7. Trgm 14.12.2012
  8. 666 22.11.2005
  9. Vetmi 07.04.2004
  10. (Pa titull) 17.03.2004
  11. Karroca me kushineta 24.11.2003

One-liners

Ç'harrova

Më kujtohet jo fort qartë ndodhia e pazakontë e ditës që shkova për të marrë notën e provimit të fundit. Ndjesia e pazakontë e asaj dite është fashitur qëkur, por përderisa po marr mundimin që t’ju shkruaj, diçka e paharrueshme paska ngelur prej saj.

Më kujtohet pra, që dola prej shtëpisë me ndjesinë se kisha harruar diçka, siç ndodh. Ndala një hop, ktheva kokën… “lëre”, thashë me vete, “ç’të kem harruar”. Ika. Rrugët ishin të shkreta. Këmbë njeriu. Më mirë kështu them unë. Rruga buzë pallatit ku jetoj është e drejtë. E përshkova deri në fund, mora për djathtas, shkova te stacioni i autobusëve. Prita. Këmbë njeriu nëpër rrugë. Pikë autobusi. Prita.

Frynte erë e ftohtë përgjatë rrugës. Kisha kthyer kokën majtas e më përplasej në fytyrë. Më në fund erdhi autobusi. Ndaloi para meje, qëndroi dhe pak dhe pastaj hapi dyert si me përtesë. Hipa. Ishte bosh. Vetëm shoferi dhe faturinoja. Ky i fundit rrinte afër shoferit, me fytyrë nga rruga, me shpinë nga unë. Zura vend në një ulëse teke. Shoferi shtypi dy butonat e kuq; u mbyllën dyert; autobusi u nis. Në atë çast m’u bë si të kisha lënë diçka në vendin ku po prisja. Ktheva me instinkt kokën pas... një bllok shënimesh ishte atje, një bllok i verdhë, i vogël, me një stilolaps të vendosur në llastik në një anë dhe me rrathë nga ana tjetër.

- Zotëri, - thashë me zërin më të qartë që munda të nxjerr. S’e kuptova në ishte imi ai bllok, e megjithatë... - Zotëri, a mund të ndaloni pak nëse ka mundësi? Hiç përgjigje. As faturinoja nuk u kthye. Heshta, me sytë paksa të hapur e vetullat lart nga habia. Nuk m’u bë t’i thërrisja sërish. E kuptova që isha një bezdi për ta, ndaj. “Në fund të fundit, mund të mos ishte imi ai bllok”, ngushëllova veten. Prita të vinte të më kërkonte lekët. Faturinoja nuk erdhi dhe, për më tepër, asnjeri nuk hipi në autobus. Ai vazhdonte të ndalonte në çdo stacion, por dyert hapeshin e mbylleshin shterpë.

Zbrita përballë shkollës. Sapo u mbyllën dyert dhe autobusi u nis, e përpiktë si lemza kur të kujtojnë, erdhi ndjesia se kisha harruar diçka në ulësen ku ndenja. Hodha sytë nga faturinoja. Ai u kthye dhe për herë të parë e pashë në fytyrë. Si me komandë, vështroi pikërisht vendin ku isha ulur. E ndoqa me sy deri sa munda, por vështrimi i tij s’e braktisi ndenjësen ku isha ulur. “Ç’harrova, ta marrë dreqi?”

26.12.2014

Pse nuk ikën

Unë isha prapa, ata të dy përpara. Po drejtoheshin për nga dera e shtëpisë sime, pak me nxitim. Edhe unë, po me nxitim, pas tyre, për në shtëpi. Futën çelësin në derë (!), e hapën dhe u drejtuan me të shpejtë përpara, ku kishte vetëm një mur. Unë e kuptova menjëherë që donin ashensor. -Nuk ka ashensor ky pallati, - u thashë, duke qeshur. Ata u kthyen dhe më panë seriozë, pa nxjerrë zë. Unë u futa në shtëpi, mora për majtas, për nga kuzhina. Njëri prej tyre doli nga shtëpia, për tu ngjitur nga shkallët me sa dukej. Tjetri erdhi mbas meje në kuzhinë. Dhoma ishte e zënë gati e gjitha nga një tavolinë e mbushur në mënyrë të çrregullt me ushqime. Po prisja që ky tipi të dilte, por ai seç kërkonte. Qendronte serioz, duke parë ngadalë, me sy hetues sa majtas djathtas. Unë doja të dilte sa më parë, mendova dhe t’ia thoja, mirëpo kuptova atypëraty se nuk e kisha fuqinë që duhej për tu përballur me të, nëse më kundërshtonte, ndaj dhe prita pa bërë zë, duke ia ngulur sytë. Ai s’më shihte asnjëherë në sy, vetëm hetonte vërdallë me ata sytë e zinj, të zymtë, me qerpikë të gjatë, vetullat paksa ngrysur. - Nji kile djathë? – më tha, duke treguar nga tavolina. Unë pohova. – Ti sikur me qen’ nga Lushnja, mër burrë! - më tha. Nuk e kuptova aluzionin. Iu përgjigja gjithsesi. - Po ça t’bojm mër burrë, dy veta jena n’shpi, i kile boll o. – Përdorja dialekt tironc që të dukesha njësoj i fortë me atë. - Ti sikur me qen’ kosovar, mër burrë, - më tha. Prapë nuk e kuptova aluzionin. Nuk u përgjigja. Ai vazhdonte të hetonte sa majtas djathtas, herë tavolinën, herë më tej. - Pse nuk ikën? ...

10.09.2013

Rrugët

Jemi lindur në një rrugë plot me kthesa, me gropa dhe kufizuar në dy anët me mure të lartë. Me kalimin e kohës na lejohet të ngrihemi pak mbi nivelin e rrugës, ku muret bëhen prej qejqi dhe mund të shohësh rrugët e të tjerëve prej aty. Sa më lart të ngrihesh, aq më shumë rrugë shikon. Rruga në të cilën jemi s'na pëlqen asnjëherë dhe gjithë udhëtimin e kalojmë me gurë e hekura ndër duar, duke u munduar të çajmë muret prej xhami, për ta vazhduar udhën në një rrugë tjetër, por pa sukses. Fundi i udhëtimit na gjen në po të njëjtën rrugë, hapur me kazma e lopata për ne nga të parët tanë.

14.08.2013

Insekt

Ditë e zymtë në Tiranë. Zagushi. Ishte nga ato ditë vere ku kishte re, por s’binte shi dhe qytetit i merrej fryma, kupola e qiellit si saç mbi të. Vajtje-ardhjet e makinave s’kishin të pushuar. Smogu pritej me thikë.

Toni mbaroi punë në orën katër, si gjithmonë. Doli, zgjidhi biçikletën, që e kish lidhur pas një shtylle, e shaloi e u nis për në shtëpi. Nuk harroi të vinte maskën që kishte blerë për të mbrojtur mushkëritë nga smogu. Pak rrugë i qëllonte të bënte, ndaj dhe biçikleta i dukej zgjidhje ideale. Nga kryqëzimi i “21 dhjetorit” deri në qendër, ku dhe banonte, rruga ishte pak malore, por jo e lodhshme. Pesë minuta dhe ja ku mbërriti në qendër. U fut te tuneli që lexonte “Bet 07”, drejt e për te rruga “Sulejman Pasha”. Ndaloi, hoqi maskën, i zbriti biçikletës dhe e ngriti peshë për ato katër-pesë shkallë që e ndanin nga shtëpia. Fat që e kishte në kat të parë. Rrotulloi çelësin, shtyu derën (duhej ngritur pak peshë në fakt, pasi mentesha e sipërme ishte liruar disi dhe dera prekte në tokë, e megjithatë Toni e shtynte fort, pa e ngritur peshë, kushedi pse, përtonte ndoshta).

Kishte nja tre vjet që jetonte vetëm. Kishte pasur nevojë për hapësirat e veta, ndaj kishte vendosur të shkëputej nga gjiri i familjes. Për një jetë më të mirë, kish menduar. Të jetuarit vetëm kishte të mirat e veta, pasi nuk jepte as kishte kujt t’i kërkonte llogari dhe bënte ç’të donte në çdo orë të ditës. Nga ana tjetër, të jetuarit vetëm i kish shkaktuar një ftohje të shkallëzuar kundrejt të gjithëve, aq sa tani zor se dilte, qoftë edhe për një dorë muhabet me shoqërinë e vjetër, apo një vizitë te shtëpia e prindërve, që nuk ishte dhe aq larg.

E futi biçikletën brenda dhe e mbështeti aty, mbas murit, në korridor (sigurisht mund ta linte edhe në ballkon, madje do të qe idealja, po kushedi pse, përtonte ndoshta). Apartamenti kishte dy dhoma. E para, dhoma e gjumit, ku kalonte dhe pjesën më të madhe të kohës, gjendej përballë me derën kryesore, e spostuar djathtas. E dyta, dhoma e televizorit dhe e ngrënies, ndodhej djathtas. Përballë dhomës së gjumit ishte një si biçim aneksi, përmes të cilit duhej kaluar për të shkuar në banjë. Dyshemeja kishte ditë, ndoshta javë që s’ishte fshirë. Hodhi sytë nga aneksi; lavamani qe mbushur plot e përplot me enë të palara, por ja që Tonit s’i bënte përshtypje. U fut te dhoma e gjumit, la maskën mbi tavolinë dhe ndezi laptopin. E la të ndizej dhe u fut në aneks për të parë nëse kishte ndonjë gjë për të ngrënë. Hapi frigoriferin, kur ç’të shihte: një insekt i madh nja pesëmbëdhjetë centimetra rrëshqiti nga pjesa e poshtme e derës së frigoriferit, aty ku ai mbante birrat zakonisht, i kaloi mes këmbëve me shpejtësi dhe shkoi e u fut te dhoma e televizorit. Nuk i la kohë as të reagonte. Toni u trondit, shkoi me një frymë të mbyllte derën e dhomës ku u fut insekti, madje e hapi sërish, mori çelësin nga ana tjetër dhe e kyçi derën me çelës, pa ditur pse. Balli iu mbush me bulëza djerse; i ndjeu që ishin të ftohta.

***

Vendosi të ulej te Kafe-Librari e Për7shme atë ditë, me shoqen e vet, Elmën. Qetësi atë pasdite.

- Qetësi sot, - i tha.

- Mmh, - pohoi ajo.

- Mirëdita! – ishte kamarieri. – Dëshironi diçka?

- Mua më sill një kakao, - tha Elma.

- Unë do marr... – filloi Toni. Një birrë i shkoi ndërmend, mirëpo iu kujtua skena e djeshme, imagjinoi insektin e kobshëm teksa shtrihej mes birrave të tij. - ... edhe unë!

- Edhe ju çfarë? – pyeti kamarieri.

- Si kjo goca.

- Kakao?

- Po.

Elma e pa me dyshim.

***

U kthye i lodhur nga puna , futi biçikletën në shtëpi, e la në një cep. Shkoi shtypi butonin e ndezjes së laptopit. Enët kundërmonin erë të keqe deri aty. Vendosi t’i lante. Priti sa të ndizej laptopi, vuri një pjesë të gjatë nga Miles Davis, që ta mbante mendjen te diçka, teksa lante enët dhe shkoi në aneks. Ndërroi rrobat e iu fut punës.

U ul me një psherëtimë në karrige, pasi mbaroi larjen e enëve dhe ndaloi muzikën, pasi ishte bërë e mërzitshme pas gjysmë ore. Mendoi të vazhdonte kursin online që kishte filluar për kitarë. Mos! Kitarën e kishte lënë në dhomën tjetër... bashkë me dorëshkrimin e romanit që kishte nisur, romanit që duhet të përfundonte nga fundi i muajit. Ah, insekt i mallkuar! Mund ta hapte, mund ta vriste atë insekt, por nuk e bëri. Më vonë, mendoi, ka kohë. Ndërkohë dëgjoi një zhurmë. Ishte si një gërvishtje e lehtë. Vinte nga dhoma tjetër. Insekt i mallkuar!

U çua vrik. Nuk rrihet më në këtë shtëpi, mendoi. U vesh sërish, mori biçikletën (fat që nuk e kishte lënë në dhomën tjetër) dhe doli.

***

Preku mollëzat e gishtave të tjerë me mollëzën e gishtit të madh, pastaj i afroi pranë fytyrës e i pa me vëmendje. Kallot po përthaheshin, u kishte ikur skuqja pas tri ditësh që nuk e prekte kitarën me dorë.

- Ça ke? – i tha Elma.

- Hiç më...

U futën në lokal. Kishin ardhur për një mbrëmje me muzikë live. Luante grupi NA, si gjithmonë te Tirana Rock Caffe. Grupi kishte ca që kishte nisur të luante, ndaj dhe vende gjetën pak si me zor. Filloi “Kashmir” e Led Zeppelin, Blerati (i kitarës) e qante atë pjesë. Iu kujtua se kishte filluar ta mësonte një javë më parë; e kishte lënë përgjysmë sot tri ditë. Kitara kishte ngelur në dhomën tjetër. Fiksoi gishtat e Bleratit që lëviznin me shkathtësi nëpër perdet e kitarës. Iu errën sytë. Ah, insekt i mallkuar!

- Po dal pak, - i tha Elmës.

***

10.08.2013

Një budallallëk me brirë

Sot pata një dëshirë. Lindi nga një ide që kam pasur gjithmonë. Idea është: po sikur unë, në këtë çast, të transferohem në trupin e dikujt tjetër, me mendjen e po atij personi dhe ai të jetë në trupin e mendjen time. Dëshira, pra, më lindi kur pashë një vajzë të vogël që lëvizte me shkathtësi, ndryshe nga unë, me krahë e kembë të holla, si unë dikur. Thashë, po sikur, në këtë çast, unë të jem ajo. Dhe tani ngatërrohet pak muhabeti. Përgjigja erdhi e menjëhershme: dëshira ime u realizua, unë, në atë çast e këtej jam ajo, e ajo është unë, mirëpo... meqenëse ndryshimi u bë reciprok, asnjë prej të dyve nuk ndryshoi rrjedhën e mendimit; ndryshimi u bë pa u ndier. E s’kish si të ndihej në fakt, pasi unë bëhem ajo, unë sigurisht nuk kam më mendimet që kam patur, por mendimet e saj, gjë që ajo do t’i kishte edhe pa ndodhur ndërrimi. Dhe anasjellas. Rezulton, pra, se kjo si ide është një vrimë në ujë. Dukej interesante, por ja që s’është. E shkruajta kot, që nëse do t’u dalë në shteg si mendim, ta keni arsyetimin gati dhe të thoni menjëherë, pa humbur kohë në ëndrra me sy hapur, se ky është një budallallëk me brirë dhe nuk ia vlen barra qerane t’i kalohet kohë sipër.

06.05.2013

Mesditë

Mesditë.

E sollën bashkë me të tjerë, përmes një fushe të gjerë e të gjelbër, me bimë e gjallëri, në atë vend: një fushë e gjerë e drejtkëndore, pa bimë, kufizuar anekënd me kolona e mandej me mure. Mes mureve e kolonave kishte shfaqje. Po të ktheje kokën majtas, shihje luanë që kalonin mes rrathësh të ndezur me zjarr, akrobatë që bënin numra mbresëlënës, delfinë, elefantë, qen të vegjël, ekuilibristë... po ta ktheje djathtas, shihje një trupë aktorësh, fytyrat ngrysur, përfshirë në ndonjë dramë a tragjedi.

Rregullat ishin të thjeshta në atë vend. Nuk ia shpjegoi njeri, por u vetëkuptuan. E ç’nevojë kishte fundja: ja, e vetmja gjë që duhet të bëje ishte të rrotulloje një levë gjithë ditën; leva vinte në lëvizje një elektromotor, elektromotori prodhonte energji dhe e tejçonte me anë përcjellësi në një rrjet metalik që ndodhej nja 5-6 metra mbi kokat e tyre. Energjia përdorej për ndriçim. E thjeshtë. Mekanizmat rrotullues, ose fuqizorët siç i quanin, ishin të renditur në rreshta, gjysmat majtas e gjysmat djathtas, e turnet ishin ndarë një javë në njërin rresht e një javë në tjetrin, në mënyrë të tillë që, gjatë kohës që punoje, të kishe mundësi të shihje, edhe pse nga larg, një javë cirkun e një javë teatrin. Pas pune lejohej t’u afroheshe kolonave për të parë më mirë shfaqjen e radhës.

Shumë njerëz punonin aty, secili me nga një kllapë metali në secilën këmbë, e gjithë kllapat lidhur pandërprerë me zinxhir me njëra-tjetrën. Të shndritshme ama kllapat në kyçe, e secili i kishte ndryshe, kush bronz, kush argjend e kush kallaj, e krenoheshin me to duke iu mburrur shoshoqit. Kllapa e tij ishte prej kallaji, por nuk e vriste mendjen, madje i dukej e tepërt kjo puna e konkurrencës.

Pa u ndier rrokulliseshin ditët. Një ditë një prej tyre u çmend. U tha se kishte marrë vesh diçka. “Tmerr” - kishte bërtitur me sytë e zgurdulluar, “...në fund të fushës... qindra njërëz... një rul... o Zot...!” E tërhoqën zvarrë teksa bërtiste kështu e s’u dëgjua më për të. I çmendur, menduan, e vazhduan rutinën.

Pa kllapën prej kallaji dhe mendoi se i duhej të gjente një zgjidhje, një mënyrë për të shpëtuar prej aty. Nuk tha gjë.

Po hanin drekë. Dielli rrihte pingul mbi kokat e tyre, ndërkohë që rojet kishin gjetur secili ndonjë strehëz dhe e duronin disi vapën. Qetësi absolute.

21.02.2013

Trgm

Drita ulur përgjysmë, dhoma e ngrohtë, mobiljet e errëta, të kombinuara me ëndje. Uji i akuariumit ngrohtë, i qetë vaj. Petro lëvizi pak luspat, pak bishtin, si me përtesë, tek e fundit nuk ishte ndonjë ditë e jashtëzakonshme, që ai të lodhej më kot. Peshk i kuq akuariumi? Jo, ai kishte shpirt trofte. Të luftonte kundër rrymës së fuqishme te lumit Amazonë, atë i kishte rezervuar fati. Rrezik, aventurë, emocion, adrenalinë... ah!... por jo këtu.

14.12.2012

666

capitolo 1

Era il 25 Giugno del 1978, il giorno del sesto compleanno di Ken Silver. I suoi genitori gli avevano organizzato una festa a sorpresa.

Quella mattina, quando Ken si era svegliato ( verso le 9:30 ) ed era entrato in cucina, fu spaventato a morte da un tuono composto da almeno venti persone che gridarono:"Sorpresa!"

Appena ripresosi dallo shock, vide che tra le persone c'erano: Mark e Alicia Silver ( i suoi genitori ), i suoi nonni, zio Ben con sua moglie Katy, zia Marylin, zio Sean e... guarda un po'!... i suoi cuginetti Al e Mike di quattro e sei anni. Da quanto tempo non li vedeva? Settimane? Mesi? Anni? E chi se ne importa? Adesso sono qui.

Senza perdere tempo in simili pensieri, Ken andò ad abbracciarli tutti, uno ad uno. Finito questo, prese per mano i suoi cugini e andò nel giardino di casa a giocare, ma non prima di aver rivolto un sorriso di ringraziamento ai suoi genitori.

Ken era un ragazzino bello e godeva di buona salute. Aveva i capelli castani e gli occhi verdi come quelli di suo padre. Si era dimenticato di cambiarsi i vestiti: indossava ancora delle pigiame blu con delle mezze lune e stelle gialle.

Arrivato in giardino, vide davanti a sè ogni ben di Dio: due tavoli lunghissimi messi parallelamente l'uno all'altro e su ognuno di questi, proprio nel mezzo, c'era un tacchino arrosto e varie insalate intorno ad esso. E caramelle... e torte... e vari altri dolciumi che sod-disfavano le fantasie di ogni bambino di sei anni come Ken. Sopra, a tre o quattro metri da terra c'era una grande scritta a forma d'arco che diceva: "BUON COMPLEANNO, KEN".

In quel preciso istante, dei corriandoli volarono sopra la sua testa ed alcuni gli caddero sulla testa e sulle spalle. Da dietro di lui saltò fuori suo fratello Stanley ( un carismatico ragazzo sedicenne che andava matto per le cose elettroniche e sognava di diventare un famoso inventore ) con l'occhio di vetro di una videocamera puntato su Ken. Inquadrò nel centro del rettangolo dello schermo il viso sorridente del suo fratellino e fece lampeggiare la scritta ○REC in alto a sinistra dello scherno.

"Avanti, Ken, di' qualcosa!" lo incitò e tornò a guardare lo schermo.

"Cosa?" fu la domanda che formulò Ken con quella sua vocina.

"Non so. Di' qualcosa del tipo: voglio bene ai miei genitori... bla, bla, bla... una cosa del genere... Oppure puoi dire che tuo fratello Stan è il più carino di tutta Santa Rosa. Insomma, di' qualcosa!"

"Allora," cominciò Ken, "mamma, papà, vi voglio bene. Vi ringrazio per aver fatto questa festa tutta per me e ringrazio lo zio Ben per aver portato con loro Al e Mike."

"E...?" fece Stanley.

"Ah... e dico che sono fiero di avere come fratello il più carino e intelligente ragazzo di Santa Rosa."

"Ha!" fece Stan chiudendo lo schermo della videocamera e interrompendo la registrazione. Mostrò il pollice della mano destra a Ken e gli strizzò un occhio. "Perfetto".

Ken, che non aspettava l'ora di infilzarsi tutto il possibile che gli riuscisse di mangiare, corse verso i tavoli dove trovò tutti gli altri che erano arrivati li prima di lui.

Nel pomeriggio di quello stesso giorno, Ken stava seduto sulle scale di casa sua a fssare il sole scomparire fra due colline in quello splendido luccichio rosso-arancione. Si era cambiato i vestiti e ora indossava dei pantaloncini corti di colore rosso ed una maglietta bianca con striature blu sulle maniche un po' troppo larga per lui.

Nel frattempo, venne raggiunto da Stanley che si sedette lentamente accanto a lui e fissò a sua volta il sole.

"Ciao, Stan!" lo salutò Ken.

"Ciao, fratellino! Magnifica giornata, vero?" gli rispose il fratellone.

"Già."

Ci fu una pausa e poi Stan propose:

"Ti va di giocare a Monopoli?"

"Sì, idea grandiosa," rispose Ken e si illuminò.

"Tanto ti batto come sempre," disse Stan.

"Tu pensa solo a portare il gioco e ti prometto che stavolta ti batto io."

"OK, vado. Tu solo stattene qui fermo e fa il modo di non scomparire."

"Va bene, fratellone."

Stanley scomparve dietro la porta e Ken rimase solo a guardare la semioscurità con quei suoi grandi occhi verdi. Il suo sguardo si posò sui tavoli e sui contenitori di cibo ormai vuoti. Sulle labbra gli affiorò un lieve sorriso pensando a come si era divertito quel giorno a mangiare e a bere tutto quello che gli pareva e a giocare con i suoi cugini.

Ad un certo punto i suoi occhi si posarono sulla scritta ad arco " BUON COMPLEANNO, KEN" frenando di colpo il corso dei suoi pensieri. La scritta si fuse per diventare un tutt'uno. Poi si trasformò lentamente in un liquido rosso che sgocciolava sul terreno: era sangue. La massa poi prese forma lentamente formando delle lettere. Ora la scritta era diventata:"TI UCCIDO, KEN" e sgocciolava ancora per terra. Ken si sentì mancare il fiato dalla paura ed emise un piccolo, quasi inudibile gemito dall'impossibilità di urlare. Rimase immobile per un po' di tempo prima di riprendersi dallo shock.

Si girò verso la porta inciampando sull'ultima scala. Si rialzò subito e corse fino a raggiungere il bagno che era appena a sinistra della porta d'ingresso. Lo fece non perchè si sentisse particolarmente al sicuro li, ma perchè era la prima stanza che incontrò. Entrò dentro e si chiuse la porta a chiave. Posò le spalle alla porta del bagno respirando affannosamente.'Ѐ un'illusione,' pensò 'non è vero. Non può essere vero. Non è vero, non è vero, non è vero... '

"Non ... è... vero" disse a voce alta.

Fece ancora dei profondi respiri per calmarsi, poi fece due passi insicuri in avanti e si girò a destra.

Vide la sua immagine riflessa e niente di più della sua faccia impaurita, per la prima volta nella sua breve vita, nello specchio.

Ad un certo punto, gli occhi verdi dell'immagine riflessa, che avevano guardato sempre lui quando si vedeva allo specchio, si mossero lentamente per fissare un punto dietro la sua schiena.

Ken indietreggiò sgranando gli occhi e poggiò la schiena contro la parete. Girò lentamente la testa per vedere quello che la sua immagine vedeva. Scoprì che era una scritta sulla parete che si era appoggiato, appena un po' alla sua destra. C'era scritto in caratteri irregolari:

La scritta pareva essere scritta col sangue e delle goccie scivolavano lentamente da ogni lettera sulla parete bianca del bagno.

Gli occhi di Ken tornarono involontariamente a guardare nello specchio. Vide che la sua immagine tornò a guardare lui. Stavolta l'altro Ken chiuse gli occhi e li riaprì quasi subito. Da essi colarono due rivoli di sangue che gli scivolarono sulle guancie. Poi la sua bocca si aprì rivelando denti grandi e irregolari ed una sostanza viscida e appiccicosa che doveva stare per saliva. La sua pelle si seccò formando delle crepe ed assunse una colorazione verde marcio. La sua mano destra, ossuta, piena di crepe e con unghie grandi e rosse, si allungò in avanti. L'unghia del dito medio toccò lo specchio provocando delle onde circolari concentriche, come quelle che si provocano lanciando un sasso in acqua. Le dita verdi del mostro emersero per metà dallo specchio.

A questo punto Ken trovò la forza per cacciare un urlo breve ed acuto che squarciò il silenzio che regnava nel bagno. Dopo l'urlo la stanza sprofondò in quel silenzio mortale rotto soltanto dal lento sgocciolare del rubinetto: plink... plink... plink... Intanto la mano del mostro era emersa del tutto.

Mark Silver, il padre di Ken, stava guardando Stan Laurel e Oliver Hardy alla televisione e rideva di gusto alla loro esibizone. Era seduto su una poltrona color kaki e poggiava le gambe sul tavolo. Accanto alle sue gambe c'era una bottiglia vuota di Heineken.

Sua moglie Alicia era in cucina e stava lavando i piatti. Il rumore dei piatti e delle pentole veniva quasi soffocato dal volume troppo elevato della TV, che si trovava a cinque o sei metri da lei. Ad un certo punto lo show finisce e Mark si alza dalla poltrona.

"Dove vai?" gli chiede sua moglie.

"Eh," risponde lui"la birra ha fatto il suo effetto. La natura chiama." Detto questo, s'incammina verso il corridoio che porta al bagno situato in fondo a destra. Quando giunge a metà del corridoio, la televisione si sente un po' meno e questo gli permette di udire destintamente un urlo. 'Era Ken' pensò ed affrettò immediatamente il passo.

Dalla porta della sua camera, uscì Stan con il gioco di Monopoli nella mano destra e l'altra mano infilata in tasca. Vide il padre agitato e gli chiese:"Cosa succede?"

Mark continuò a camminare senza badargli. Provò ad adprire la porta ma vide che era chiusa a chiave. Allora cominciò a darle delle spallate. Dopo tre di queste, la porta cedette. Davanti ai suoi occhi si aprì la scena più macabra che avesse mai visto in vita sua: suo figlio, Ken, giaceva immobile sul pavimento bianco del bagno, la schiena per metà appoggiata contro la parete e la testa che penzolava inerte sopra la spalla destra. I suoi occhi erano sgranati ed avevano - invece della distinzione fra iride e parte bianca dell'occhio - un colore uniforme di un rosso indubbiamente color sangue. Il braccio sinistro sarebbe stato completamente staccato dal corpo se non fosse stato per l'osso fra la spalla e il braccio, che si vedeva avvolto in uno strato sottile di sangue ed era delimitato dalle carni messe allo scoperto: quella della spalla e quella del bicipite. La sua larga maglietta bianca con striature blu sulle maniche era strappata a tal punto che Ken indossava solo le sue maniche. Sul suo petto c'era inciso un numero: 658. Sotto di esso c'era invece incisa una croce all'ingiù.

Sul pavimento, vicino alla mano destra di Ken, c'era anche una scatoletta con carillon. Emanava una musica simile a quella nel film "Per un pugno di dollari". Aveva una forma parallelepipeda e sul suo lato superiore c'erano due figure: due uomini. Uno aveva la testa poggiata su di un tronco tagliato e stava in ginocchio; l'altro stava in piedi con un'ascia bipenne tenuta a due mani dietro la schiena, intento a colpire. Ad un certo punto i due corpicini cominciarono a muoversi: quello in piedi calava l'ascia bipenne sul collo dell'uomo inginocchiato e la testa di quest'ultimo si staccava; l'uomo in piedi alzava di nuovo l'ascia fin dietro la schiena, mentre la testa dell'uomo inginocchiato si attaccava di nuovo al corpo e tutto cominciava daccapo.

La cosa continuò, finchè dal collo dell'uomo inginocchiato non uscì del sangue. La testa, a quel punto, non si attaccò più al corpo e l'uomo in piedi non alzò più la sua ascia. Tutto restò immobile, fino a quando l'aggeggio non esplose in un misto di sangue, molle ed ingranaggi.

Padre e figlio se ne stavano immobili e muti alla porta del bagno. Non vedero la scena della scatoletta con carillon e non furono spaventati dalla sua esplosione. Il loro sguardo era fisso sul piccolo Ken.

Il padre pensava al sorriso di gratitudine che Ken gli rivolse prima di uscire in giardino.

Il fratello pensava alla faccina felice racchiusa fra i quattro angoli della videocamera.

Non riuscivano a crederci; non riuscivano ad immaginare una simile conclusione per quel magnifico giorno di compleanno.

Il totale silenzio fu interrotto dal fracasso del gioco di Monopoli e delle sue monete false e pedine che si spargevano in tutti gli angoli della stanza.

E poi solo:... plink... plink... plink...

capitolo 2

22 ANNI DOPO

Le 6:30 : la sveglia suonò. Una mano sbucò fuori dalle coperte e si posò pigramente su di essa. La sveglia smise di suonare, ma la la mano rimase ancora su di essa. Si sentì una voce di donna:

"Stan!" Ebbe come risposta un mugolio per metà soffocato dalle coperte. La donna uscì dalle coperte. Non era una bella donna (anche se su questo fatto influenzava un po' il fatto che si era appena svegliata e aveva ancora i capelli arruffati): capelli castani, lunghi, occhi color nocciola, naso lungo e appuntito, labbra sottili e pelle bianca come la neve. Era Catherine, la moglie di Stanley. "Stan, alzati! Devi andare a lavoro."

"Sì... fra un minuto". La donna allora si alzò su un gomito e scoprì il capo di suo marito. Ed eccolo li: Stanley Silver, 38 anni, sposato e con un figlio di 5 anni di nome Todd, capo della Squadra Omicidi di Los Angelos. Un po' dell'aspetto esteriore era cambiato in lui: un po' di barba sul mento, viso maturo, braccia possenti. La donna, dicevo, scoprì il capo di suo marito e gli diede un bacio sulla guancia. Lui aprì gli occhi, la fissò per un paio di secondi e la baciò sulle labbra.

"Ti amo!" le disse.

"Anch'io."

"Io di più."

"Io ancor di più."

"Va bene, hai vinto," concluse lui.

Lei sorrise e, alzandosi dal letto, disse:

"Fra cinque minuti scendi in cucina a fare colazione."

"Va bene," disse lui alzandosi a sua volta a vestirsi.

Arrivò in ufficio con dieci minuti d'anticipo. Salutò distrattamente i dipendenti della Omicidi con qualche "Buongiorno!" e "Ciao!" e si fermò dalla segretaria, Alyssa, a chiedere se qualcuno l'avesse cercato. Dopo che lei ebbe risposto di no, entrò nel suo uffico, posò la borsa sul tavolo e si sedette pesantemente sulla sedia. Accese il computer ed attese. Il telefono squillò. Stanley alzò la cornetta.

"Sì, " rispose.

"L'agente Kellis le vuole parlare". Era la segretaria a parlare.

"Lo faccia entrare," disse Stanley.

"Sì, signore !"

L'agente Kellis (Andy Kellis) entrò. Era un uomo di media statura, sui trenta trentacinque anni. Aveva capelli rossi, corti e occhi verdi scintillanti. Portava sempre un sorrisetto sulle labbra. Era il miglior agente della Omicidi di Los Angelos ed inoltre il miglior amico di Stanley.

" 'Giorno, Stan," salutò appena entrato.

"Buongiorno, agente Kellis," salutò scherzosamente Stanley. In ufficio non usavano parlare con formalità."Cos'è successo?"

"Una donna e suo figlio sono stati trovati morti nel loro appartamento, in un lago di sangue. Si trovano all'incrocio fra la 56esima e la 87esima strada nord, al terzo piano di un palazzo di tredici piani."

"Ci andiamo subito. Il tempo di prendere un caffè. Aspettami in macchina."

"OK" disse Andy e si voltò per andare.

Guidò Andy fino al posto. Ci impiegarono circa cinque minuti ad arrivare. Salirono le scale fino al terzo piano. C'era un mucchio di gente sulle scale e vicino alla porta in questione. Non era ancora arrivata la stampa. Entrarono nell'appartamento. I due corpi erano collocati in due diverse stanze: quello della donna era in cucina, mentre quello del bambino era nella sua camera.. I due corpi erano collocati in due diverse stanze: quello della donna era in cucina, mentre quello del bambino era nella sua camera. Gli agenti diedero prima un'occhiata generale alla casa per trovare qualche arma o qualche altro indizio.

L'agente Kellis trovò un coltello da cucina lungo quindici centimetri vicino al corpo del bambino. Subito si mise i guanti di plastica ed infilò il coltello in una grande busta di plastica che riportò nella valigetta degli attrezzi. Poi fece un'attenta analisi del corpo del bambino. Quest'ultimo giaceva supino sul suo letto con lo sguardo fisso nel vuoto e gli occhi sgranati. Era inzuppato di sangue dalla testa ai piedi. Nonostante questo, si poteva capire che aveva un'età dagli otto ai dieci anni.

Stanley era alle prese con l'analisi del corpo della donna. Ella giaceva seduta con le spalle al muro e di fianco al frigorifero. Sul frigorifero c'erano quattro strisce di sangue, ovviamente lasciate dalla donna mentre cadeva. Presentava un solo, profondo taglio alla gola. I suoi occhi erano chiusi e la sua testa penzolava verso destra. Stanley cercò per qualche arma. Non trovandone, si mise a cercare altri indizi. Sotto le unghie delle dita della mano sinistra (non quella insanguinata) trovo della pelle. Era altamente probabile che quella pelle provenisse dall'assassino, perciò la mise, con l'aiuto di un paio di pinzette, in una bustina di plastica.

Infine i due scattarono qualche foto alle vittime ed uscirono dall'appartamento. Non appena varcarono la soglia, videro due persone che avanzavano spingendo fra la folla. Erano una ragazza ed un ragazzo entrambi sui diciasette diciott'anni. La ragazza piangeva ed urlava di farla passare; il ragazzo cercava di calmarla. I due agenti li fermarono.

"Si calmi, signorina!" disse Stanley. "Chi siete voi?"

"Chi siamo noi?" urlò la ragazza con una voce isterica. "Chi cazzo siete voi? Questa è la mia casa. Fateci passare, bastardi!"

"Lei è la figlia della donna e la sorella del ragazzino, " spiegò il ragazzo con voce più calma, "ed io sono il suo ragazzo". Stanley annuì. "Ma ora fateci passare!" insistè il ragazzo. "Lei deve vedere."

Stanley stava per farli entrare quando notò qualcosa: il ragazzo aveva tre graffi piuttosto recenti sulla guancia destra. Si ricordò subito della pelle trovata sotto le unghie della mano sinistra della donna. Dove può più facilmente graffiare una mano sinistra se non in una guancia destra? Stanley ebbe una specie di visione di come potevano essere andate le cose: la donna scende per prendere qualcosa dal frigo, probabilmente un po' di latte; a quel punto, spalancando la porta, entra il ragazzo e prende il coltello più lungo che trova nel portacoltelli; la donna chiude la porta del frigorifero, ma nel frattempo il ragazzo la raggiunge; la donna capisce le intenzioni del ragazzo e lotta per liberarsi di lui, che intanto l'ha afferrata, procurandogli tre graffi sulla guancia destra; il ragazzo, allora, la fa finita tagliandole la gola; la donna si porta la mano destra sulla gola e poi la toglie e con essa cerca di mantenersi in piedi lasciando quelle scie di sangue sulla porta del frigorifero. Tutte queste immagini gli sfrecciarono nella mente in pochi secondi. Rimaneva di sapere come fosse successo l'omicidio del bambino, ma per questo bisognava confrontare le sue prove con quelle di Andy.

Risultò poi, che il ragazzo era stato colpito con diciotto colpi dal coltello trovatosi accanto a lui. Due al cuore, uno alla gola e tutti gli altri su tutto il torso. Dalle analisi laboratoriche risultò che il DNA della pelle trovatasi sotto le unghie della donna coincideva con quella del ragazzo e le impronte digitali trovatesi sul coltello coincidevano con quelle della ragazza. Il ragazzo fu condannato a tredici anni di reclusione, mentre la ragazza a sedici anni.

Era crepuscolo. Nell'appartamento di Andy si sentì lo scatto della serratura e subito dopo la porta si aprì rivelando l'agente Kellis. Viveva da solo in una casa nella quale si sentiva la mancanza di una donna. Andy non se ne preocupava molto.

Egli entrò sbuffando. Portava pantaloni neri, camicia bianca ed una giacca, che teneva dietro le spalle con la mano destra. Sfilò la chiave da dietro la porta e la mise dall'altra parte. Diede un'occhiata distratta al salotto e i suoi occhi si fermarono istintivamente sopra il tavolo. Lì c'era un libro con la copertina nera. Non si ricordava di averne lasciato uno lì. Con gli occhi fissi in modo preoccupato sul libro, spinse la porta dietro di sé.

In cucina, Catherine sentì lo sbattere caratteristico della porta d'ingresso.

"Papà, papà," - Todd andò di corsa ad abbracciare suo padre.

"Ehi, ehi, piano, "- disse Stan sorridendo. Poi si abbassò sulle ginocchia, bacio Todd sulla punta del naso e lo strinse a se.

22.11.2005

Vetmi

·

Keroli e lëshoi veten mbi divan duke e hedhur çantën e dorës mbi tavolinën prej xhami dhe duke shfryrë. Kishte veshur uniformën e punës: këmishë të bardhë dhe xhaketë e fund ngjyrë lejla të errët. Punonte për filialin e IBM-së në Solt Leik Siti në Utah.

Atë ditë ishte veçanërisht e lodhur: kishte punuar deri në orën dhjetë të natës, sepse kishte ardhur një firmë japoneze për të bërë biznes me IBM-në. "Po unë ç'hyj këtu?" mendoi. "Nuk i bën dot vetë punët e tij zoti Ben "unë-jam-shefi" Harris? Duhej patjetër të më mbante në zyrë deri në orën dhjetë për t'u shërbyer disa fytyrëverdhëve? Nuk do të ankohesha sikur të mos më duhej të çohesha në pesë e gjysmë të mëngjesit nesër."

U ngrit nga divani, edhe pse ishte shumë e lodhur, dhe filloi të kërkonte brenda çantës së dorës. Nxorri një paketë Pall Mall. E hapi dhe mori një cigare, duke e vënë pastaj midis buzëve, pak të anuar nga e djathta. Futi përsëri dorën në çantë dhe nxorri një çakmak ndezi Pall Mall-in dhe e tymosi me qetësi duke ndenjur gjysmë e shtrirë mbi divan. "Edhe një ditë si kjo dhe pushohem nga puna" mendoi. Pasi tymosi, mendoi të bënte një dush. Iu drejtua banjës, duke i hequr rrobat hap pas hapi, ndërsa i afrohej.

Doli nga banja vetëm me një robdëshambrër ngjyrë rozë të çelët veshur dhe një peshqir me të njëjtën ngjyrë të rrotulluar në kokë. Shkoi te dhoma e gjumit, hoqi robdëshambrin dhe veshi një palë mbathje. Kishte një trup shumë të bukur. Për mos të folur pastaj për fytyrën e saj ëngjëllore të rrethuar nga flokë të kuq. Ishte njëzetetre vjeç; ky mund të ishte kulmi i bukurisë së saj.

U fut nën çarçaf (mbante një të vetëm, të lehtë, sepse ishte verë) dhe tërhoqi litarin e abazhurit. Dhoma ra në errësirën më të plotë.

Në atë moment, ndodhi diçka: nga pasqyra u çlirua një dritë jeshile, në qendër të së cilës ndodhej një siluetë njeriu e gjatë pesë ose dhjetë centimetra dhe e zezë si errësira e mëparshme. Silueta bëhej gjithmonë e më e madhe, kurse drita bëhej gjithmonë e më e fortë. Kur silueta mori përmasat e një njeriu normal, pushoi së zmadhuari. Përkundrazi, drita jeshile vazhdonte të bëhej më e fortë gjithmonë e më shpejt, derisa - në sytë e Kerolit - gjithçka u zhduk brenda saj. Sikur drita të përpinte gjithçka që gjente përapara. Keroli çoi parakrahun përpara syve nga frika se mos verbohej. Drita, ndërkohë, filloi të dobësohej e të tregonte gjithçka kishte fshehur... dhe jo vetëm: në atë moment, përpara shtratit të Kerolit, qëndronte në këmbë një burrë, që me shikim të parë, dukej nja pesëdhjetë vjeç, me këmishë jeshile (të paktën kështu dukej me atë dritë) dhe pantallona të zeza. Kishte flokë të gjatë (jeshilë edhe ata për faj të dritës) dhe sytë e tij nuk kishin as iris as bardhemë: kishin vetëm një ngjyrë të zezë uniforme dhe në ngjyrën e tyre nuk influenconte drita jeshile, ishin thjesht të zinj. Kishte të stampuar në fytyrë një ngërdheshje, e cila lejonte të shiheshin dhëmbë të mprehtë si brisqe. Kerolit duhej t'i mjaftonin një ose dy sekonda për të vënë re detajet e burrit, sepse drita iku e gjitha duke i lënë në errësirën e mëparshme totale.

-Kush je? - pyeti e frikësuar Keroli errësirën përpara saj. -Çfarë do?

-Jam mishërimi i makthit tënd më të tmerrshëm,- u përgjigj burri. Kishte një zë me ton shumë të ulët, por të qartë e të fortë dhe fliste ngadalë. -Jam Mbreti i Terrorit.

-Nuk të besoj,- tha Keroli, gati duke bërtitur, më shumë për të bindur veten e saj, sesa atë që i qëndronte përpara.

-Oh, së shpejti do të ta provoj, e dashur,- u përgjigj burri me të folurën e tij të ngadaltë.

Sapo mbaroi së thëni këtë, burri kaloi dorën përpara fytyrës së tij, nja njëzet centimetra larg saj, dhe dora ndriçoi duke treguar dhe fytyrën e tij. Dukej i kënaqur. Keroli nuk e kuptonte nga se.

-Unë mund të kuptoj frikat e çdo qenieje patetike njerëzore,- tha Mbreti i Terrorit. -Dhe shikoj edhe tënden. Ke frikë nga akrepat, apo jo? Terrorizohesh nga ata.

Me të mbaruar së thëni këtë, ngriti duart lart duke ndriçuar kështu dhomën. Kishte akoma të njollosur në fytyrë atë ngërdheshje mizore dhe sytë e tij shkëlqenin me një dritë të zezë.

Në atë moment, nga çdo cep i dhomës filluan të dilnin akrepa, secili me një gjatësi nga pesëmbëdhjetë deri në njëzet centimetra. Dilnin nga poshtë shtratit, nga poshtë abazhurit, hynin nga dritarja, nga të gjitha anët e dhomës. Me dhjetëra.

Sapo pa akrepin e parë, Keroli filloi të bërtiste. Kafshëzat filluan të ngjiteshin mbi shtrat. Keroli u ngrit në këmbë mbi shtrat duke sjellë përpara vetes çarçafin. Akrepat filluan t'i ngjiteshin nga këmbët në gjithë trupin. Ajo mundohej t'i shkundte e t'i largonte, por gjithçka ishte e kotë: nëse në fillim ishin me dhjetëra, tani mundet shumë mirë të ishin disa qindra. Dhe nëse më parë Keroli bërtiste nga frika, tani ajo bërtiste edhe nga dhimbja.

Keroli vazhdoi të bërtiste, derisa nuk i mbeti më frymë në mushkëri dhe derisa zemra i ndaloi. Pamja e akrepave, që i sulmonin fytyrën u zbeh ngadalë deri në errësirën më të thellë.

* * *

Në Los Anxhelos, Kaliforni, Nik Mellou mbylli me çelës derën e shtëpisë së tij, pasi kishte përcjellë shokët e tij, të cilët i kishte patur mysafirë atë mbrëmje. Shkoi për të fjetur, pasi piu gotën e zakonshme të qumështit. U shikua në pasqyrë, se mos i kishte dalë ndonjë qime e bardhë në flokë.

Në atë moment, pasqyra çliroi një dritë jeshile, me siluetën e një njeriu në mes...

07.04.2004

(Pa titull)

·

Dielli ka pak kohë që ka arritur zenitin, por retë, që kanë mbuluar qiellin, lënë të shikosh vetëm një topth të vagët e të bardhë drite.

Ka dy vjet që e mbaj përbrenda këtë ide pa patur guximin t'ua tregoj shokëve të mi. Jemi shtatë veta, katër djem e tri vajza, jemi të gjithë katërmbëdhjetëvjeçarë përveç Merit, që është motra e Timit, kryetarit të grupit, e cila është njëmbëdhjetë vjeç. Nuk na mungon asgjë për ta shndërruar në veprim planin tim.

Tregohen histori të çuditshme mbi "shtëpinë e vjetër". Thuhet se njëherë zoti Fisherbane po ecte përpara "shtëpisë së vjetër" (diçka e pazakontë kjo, sepse askush nuk afrohej ndonjëherë andej), kur dëgjon një zhurmë të lehtë që vinte nga shtëpia. Shiu binte litar atë ditë dhe dukej sikur ishte në të ngrysur, sepse qielli ishte mbuluar me re të zeza. Në momentin që iu afrua shtëpisë, një rrufe verbuese çau qiellin dhe zoti Fisherbane nuk u duk më. Thuhet se një fantazmë e mori dhe se kjo fantazmë ishte zonja e vjetër Bone, pronarja e fundit e shtëpisë. Kanë dalë shumë zëra të tillë nëpër Çikago dhe sidomos nëpër lagjen time të vogël.

Dal nga shtëpia dhe, pasi kaloj mullirin e vjetër të zotit Xhekson, gjendem përpara gjithë djemve të grupit: Timi, me një palë xhinse dhe një bluzë të gjerë të zezë me krahë të shkurtra dhe me fytyrën e Eminemit të vizatuar në të; Meri, e veshur me uniformën e Lejkërsave dhe me një cullufe të madhe që i binte mbi fytyrë; Xhei Xhei (emri i tij i vërtetë është Xhunior Xhek), me berretën e zakonshme që i mbulon gjysmën e syrit të djathtë; Majkëlli, ai që mban veshur gjithë bizhuteritë që gjen dhe që mund të dallohet që një kilometër larg. Mbyllin radhen Kejti dhe Kimberli, më të gjatat e grupit. Janë binjake e vishen gjithmonë njësoj, kështu që nuk e dallon dot njeri njërën nga tjetrën.

-Ç'kemi Devis,- ma bën Timi.

-Oh, ç'kemi,- i përgjigjem,- sa po vija t'ju kërkoja. Sa mirë që erdhët. Doja t'ju thoja diçka.

-Fol,- më thotë Xhei Xhei.

-Jo, jo këtu, shkojmë te "guva" jonë, atje jemi më të sigurt.

Dhe kështu, sapo arritëm "guvën"(një kasolle prej druri, pranë një peme, me një portë e një dritare) filloj t'u tregoj planin tim shokëve:

-Dëgjoni! I dini historitë që tregohen për "shtëpinë e vjetër", apo jo?-të tjerët pohuan në heshtje me kokë. -Për mua janë të gjitha budallallëqe. Sipas meje, atje brenda është dikush, që do të na bëjë të besojmë se është një fantazmë.

-Nuk është e vërtetë, për mua ajo është një fantazmë, unë...- bën të thotë Majkëlli, por Timi e ndërpret duke i thënë:

-Mbylle gojën, Majk, lëre të flasë,- dhe pastaj, duke m'u drejtuar mua,- vazhdo Devis.

-Atëhërë, unë kam ndërmend të zbuloj këtë mister. Kush është me mua të ngrejë dorën!

Të parat u ngritën duart e binjakeve Kejt dhe Kimberli, pastaj ajo e Xhei Xheit, pak më pas ato të Timit dhe Merit dhe në fund të gjithë drejtuan sytë nga Majkëlli, ndërsa dora e tij ngrihej dalëngadalë.

-Na fol për planin tënd, Devis,- ma bën Timi.

-OK, Tim! Atëherë... në "shtëpinë e vjetër" ndodhen tri hyrje: hyrja kryesore, ajo nga pas dhe ndodhet edhe një tjetër nga poshtë shtëpisë. Ne do të shfrytëzojmë këto tri hyrje për t'i hequr maskën "fantazmës" tonë.

Në orën shtatë fiks të pasdites së nesërme, u gjendëm përpara shtëpisë së Xhei Xheit, nga e cila duket mirë "shtëpia e vjetër". Pa pritur asnjë minutë, Timi na bën shenjë ta ndjekim dhe niset për te "shtëpia".

Të gjithë e ndjekim në rresht njëri pas tjetrit dhe ndalojmë përpara shtëpisë së famshme. Ёshtë e gjitha e mbuluar me myshk dhe bimë të tjera, që nuk lënë të shohësh gjë tjetër, veçse siluetën e një shtëpie të vjetër e të rrënuar. Duket sikur është duke rënë nga një moment në tjetrin, aq e rrënuar është kjo shtëpi e mallkuar. Ngrihet kërcënuese përpara nesh, sado që është e vjetër dhe e konsumuar dhe në sfond ka një qiell të errësuar nga re të zeza.

Të kalosh nga lart portën është një gjë më se e lehtë. Ne jemi mësuar më gjëra të tilla. Pasi e kalojmë, Timi na bën përsëri shenjë ta ndjekim. Të gjithë nisemi për nga porta e shtëpisë, duke ecur nëpër bimë. Dëgjohen disa zhurma të çuditshme: një fishkëllimë e lehtë, e pandërprerë, një shushurimë, që dukej sikur vinte nga prapa shpinës sime dhe... një thirrje e largët, që kërkon ndihmë. Gjithë këto zhurma më bëjnë të më kalojnë mornica nëpër trup nga frika. Mbase nuk ishte një ide aq e mire të vinim këtu.

Timi tashmë e ka arritur portën dhe provon ta hapë. Porta hapet me lehtësi, duke bërë një zhurmë hekuri të ndryshkur, ndërsa kryetari ynë e hap ngadalë.

Pamja e brendshme e shtëpisë na habit të gjithëve, aq sa Kejtit dhe Kimberlit u shpëton një pasthirrmë e vogël habie.

-Të mos gënjehemi nga pamja e bukur e kësaj shtëpie,- thotë Xhei Xhei. Jam i sigurt që këtu fshihet diçka

Por ka për t'u habitur. Ajo, që nga jashtë dukej nje karakatinë gati në të rënë, na del se është një shtëpi shumë e bukur mbretërore: përpara nesh hapet një shkalë gjigante, që ndahet pastaj në dy shkallë të tjera, që shkojnë njëra në të djathtë e tjetra në të majtë, një sallon i paanë në qendër të të cilit varet një llambadar gjiigant. Përpara këmbëve tona është shtrirë një tapet i kuq me thekë prej ari, që ahkon deri lart, nëpër shkallë, e ndahet edhe ai në dy pjesë.

-Po jua përsëris,- vazhdon Xhei Xhei,- pamja e bukur e kësaj shtëpie fsheh ndonjë kurth.

-Nuk kam dyshim,- e mbështet Timi,- ky lloj pallati mbretëror nuk më bind. Por nga ana tjetër kemi ardhur deri këtu dhe nuk mund të kthehemi pas. Vazhdojmë!

-Dakord,- themi të gjithë në kor.

Kalojmë gjithë sallonin duke ecur mbi tapetin e kuq dhe ngjisim shkallët. Timi na bën shenjë të kthehemi djathtas dhe, pasi arrijmë në majë, përpara nesh ndodhet një portë e madhe prej druri, të paktën katër metra e lartë. Vetëm tani e vë re se, që kur arritëm këtu lart, ka rënë një heshtje varri.

Timi provon të hapë derën, por ajo nuk hapet.

-Ёshtë shumë e fortë,- na informon.

Atëherë e provojmë të gjithë së bashku dhe porta hapet me një kërcitje të fortë. Para nesh hapet një korridor i gjatë me disa porta anash.

-Gjashtë porta,- thotë Meri, e cila nuk kishte thënë asnjë fjalë deri tani.

Në dysheme, gati tre ose katër metra larg nesh, është shkruar me gjak:

"Asnjëherë mos hyr te porta e gjashtë. Atje pret ai."

Të gjithë mbeten të habitur nga ato fjalë. Të bëjnë të dridhesh.

-Çfarë do të thotë?- pyet Majkëlli, me zërin që i dridhej paksa.

-Nuk e di,- përgjigjet Timi- por na leverdis ta mbajmë mend,- zëri i tij ishte i qetë e i vendosur. Nuk mendoj se ka frikë. Timi është një djalë guximtar.

Ecim pak hapa dhe ndalojmë, sepse në të majtën tonë ndodhet një portë, në të cilën është shkruar numri një në stil romak edhe ai i shkruar me gjak.Timi ecën një hap dhe zgjat dorën për të hapur derën, por Kimberli e ndalon duke bërtitur:

-Mooos! Mos hyr, Tim. Nuk e dimë se çfarë ka brenda. I pe fjalët e shkruara me gjak? Mund të jetë diçka e rrezikshme atje brenda, nuk mendon?

-Nuk do ta marrim vesh kurrë po nuk hapëm portën, Kim.

Dhe, ngadalë, kthehet, zgjat përsëri dorën dhe hap portën. Një dritë verbuese na mbulon dhe për pak sekonda nuk shohim asgjë. Por ja ku pamja fillon të fokalizohet përpara syve tanë. Duket një akuarium, që përmban një lëng të çuditshëm në të jeshiltë. Pak më pas duket një mumie, të cilës i mungon një sy dhe që ka dhëmbë të çrregullt, që dalin nga një gojë e shqyer. Ёshtë e mbuluar në pjesën më të madhe të saj me myshk dhe duket sikur na sheh pikërisht neve.

Ikim të gjithë me vrap, sa më shpejt të mundemi, duke mbyllur pas shpinës portën dhe duke ulëritur të gjithë të terrorizuar. Ndalojmë përpara portës së tretë, shkruar edhe ajo me gjak dhe në stil romak. Të gjithë marrin frymë me zor duke u përkulur më dysh nga vrapi i gjatë.

Timi bën dy hapa dhe hap portën e tretë. Pas saj ndodhet një avulli dendur, që të lë të kuptosh vetëm që jemi në një dhomë të rrumbullakët me pesë porta të tjera. Në mes të dhomës plot me avull, që midis të tjerave është e ftohtë akull, ndodhet një tavolinë e vogël e rrumbullakët, mbi të cilën ndodhet një tufë çelësash.

Unë i afrohem tavolinës dhe marr në dorë tufën: janë të paktën dhjetë çelësa. Mbi disa nga ata është shkruar nga një numër: është njëshi, dyshi, pesa, katra, treshi dhe... mungon një, mungon numri gjashtë. Mbi tavolinë ka edhe diçka tjetër: një letër. E marr në dorë dhe e lexoj:

Çelësi që hap portën e mallkuar

ndodhet midis çelësit numër pesë

dhe asaj numër një.

E pamundur, mendoj, midis çelësit numër pesë dhe asaj numër një ndodhet numr tre. Por pastaj e mendoj më mirë dhe gjej çelësin tjetër, që ndodhet midis numrit pesë dhe një, duke qenë se tufa e çelësave formon një rreth. Ky është... çelësi që hap portën e mallkuar. Fus çelësat në xhep, pasi i kam bërë një shenjë çelësit numër gjashtë për ta njohur.

Ndërkohë Timi dhe të tjerët po mundohen të dalin nga dhoma, por porta është e bllokuar.

-Nuk na ngelet gjë tjetër, veçse të provojmë pesë portat përpara nesh,- thotë Kejti.

-Ke të drejtë,- aprovon kryetari,- shkojmë tek e para.

Provojmë të parën: një humnerë pa fund nën këmbët tona. E mbyllim përsëri. Pas portës së dytë ndodhet një dhomë boshe me njolla gjaku gjithandej. Të gjithëve u përzihet dhe japin shenja, përveç Timit, i cili shkon të hapë portën e tretë. Dhe ja ku gjendemi përsëri te korridori i mëparshëm. Përapra nesh ndodhet porta numër dy. Dëgjohen zukatje nga brenda saj.

-Ia vlen barra qiranë ta hapin,- thotë Xhei Xhei dhe del përpara për ta hapur.

Sapo e hap, mijëra bubuzhelë bien mbi ne si një valë.

-Vraponi!- bërtet Timi.

Të gjithë vrapojnë për nga fundi i korridorit, duke bredhur më shumë se herën e parë. Duke bredhur, çelësat më bien nga xhepi duke ngecur te doreza e portës së katërt. Unë nuk e vë re dhe ndalojmë të gjithë përpara portës së gjashtë. Këtu vë re humbjen e çelësave.

-Le të hyjmë brenda!- ulërin Timi dhe mundohet të hapë portën. - Ёshtë e mbyllur, dreqin.

-Çelësat,- ia bëj unë,- po shkoj t'i marr!

-Jo, Devis, i marr unë,- thotë Timi dhe shkon me vrap t'i marrë.

Duke shkuar, bubuzhelat e arrijnë deri në gjunj. Tmi nuk u jep shumë rëndësi, merr çelësat dhe kthehet i shpejtë si një rrufe. M'i dorëzon dhe unë gjej atë të duhurën. E hap shpejt e shpejt portën e gjashtë dhe gjendemi përballë kaosit.

Njerëz të burgosur të veshur me rrecka gri, me unaza të zeza rreth syve, që na shikonin të frikësuar. Andej këndej, të përhapur, skeletë të njerëzve të vdekur aty më parë. Një kolltuk rrotullohet duke na treguar nje burre, që thotë:

-Mirë se erdhët në ferrin tim, djema! Ju prisja! Mua më quajnë Mordok, është një kënaqësi, që u njohëm.

Dhe menjëherë tërheq një levë, e cila bën që të bjerë një kafaz nga lart. Unë e vë re dhe spostohem. Gjithë të tjerët kapen. Mordoku mundohet të kapë edhe mua duke hapur një hendek poshtë meje. Arrij ta shmang edhe këtë kurth duke u kapur në një litar, që ndodhet sipër meje. Hidhem me këtë litar në drejtim të burrit dhe arrij ta qëlloj në fytyrë me dy shkelma. Tërheq nga e kundërta levën dhe liroj kështu shokët e mi.të gjithë atëherë hidhemi mbi Mordokun dhe e hedhim në hendekun që ai kishte hapur për mua.

-I madh Devis, u tregove i madh,- më thotë Majkëlli.

Menjëherë pas kësaj, fillojmë të shpëtojmë të burgosurit.

Të gjithë dalim nga shtëpia, që tashmë nuk ka më sekrete...

17.03.2004

Karroca me kushineta

***

…kujtesa ime fillon një mëngjes të largët, pikërisht kur dy krahët që më mbanin më lëshuan mbi një mjet, që asokohe m’u duk i çuditshëm, por që tani nuk më bën më përshtypje. Një karrocë me kushineta ishte: kishte tre kushineta, dy mbrapa dhe një para; ajo para ishte e lidhur me timonin (një hekur i trashë, të cilit i ishte dhënë një formë e përshtatshme, tamam si timonat prej vërteti të makinave), ndërsa ato mbrapa ishin të futura në një bosht druri; ndenjësja ishte goxha e rehatshme: ishte prej sfungjeri dhe kishte mbështetëse.

Pasi më lëshoi dhe u sigurua që isha fiksuar mirë pas karrocës dhe ndjehesha rehat, gruaja kontrolloi dy kavot e lidhura me karrocën time, më puthi fort në ballë, pastaj më ktheu kurrizin dhe u largua në drejtim të makinës që ndodhej përballë meje. Ishte një makinë e vogël e kuqe, me bojë të ciflosur vende-vende. Nga pjesa e pasme e saj nisej një kavo, e cila varej lirshëm gjer në tokë. Gati gjysmë metri para karrocës sime degëzohej në dy pjesë dhe secila nga këto degë kapej në dy anët e karrocës.

24.11.2003